Shembja e Teatrit/ 'Aleanca' protestë para SPAK: Çfarë po bëhet me kallëzimet?

Shembja e Teatrit/ ‘Aleanca’ protestë para SPAK:…

‘Aleanca për mbrojtjen e Teatrit’ ka protestuar sot për mosveprimin e SPAK, në lidhje me 6 kallëzimet që janë bërë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Robert Budina, në një deklaratë për mediat thotë se, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.

Sipas tij, SPAK-u nuk mori asnjë vendim për vendosjen nën sekuestro preventive, mbi truallin dhe projektin e Bajker Ingels.

Kjo me qellim parandalimin e dëmit financiar.

“‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, kërkon informacion  nga SPAK, për kallëzimet e bëra”,- deklaroi Budina.

Më tej Budina, tha se, nëpërmjet këtyre kallëzimeve kemi marrë vendimin të bëhemi përçues të  zërit të qytetarëve të ndershëm.

Të atyre që besojnë se, zbatimi i ligjit besojnë do të na çojë drejt përsosjes së shoqërisë sonë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit