Shembja e Teatrit Kombëtar, qytetarët mblidhen në shesh

Shembja e Teatrit Kombëtar, qytetarët mblidhen në…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombetar. Protesta mbështet edhe nga opozita, e cila është angazhuar për të patur sa më shumë pjesëmarrës.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar. Ndërsa mësohet se protesta do të monitorohet nga rreth 1000 efektivë policie.
Edhe pse ka pasur ndalime nga policia pjesëmarrja, që ende pa nisur mirë protesta, është e madhe.

Shumica e qytetarëve ndodhen në zonën para Ministrisë së Brendshme dhe në rrugën para Bashkisë së Tiranës. Policia ka rrethuar sërish zonën e Teatrit Kombëtar ku sot ka vetëm gërmadha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit