Shembja e Teatrit/ “Korona u bë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me në grup aktivistësh”- Godole: Tregoi se masat s’kanë pas qëllim mbrojtjen e qytetarëve, por…

Shembja e Teatrit/ “Korona u bë zero…

Pedagogia Jonila Godole ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa e konsideron ditën e djeshme, ditë në të cilën “ra dhe maska e qeverisë në lidhje me COVID-19”.

Me një shënim në facebook, Godole argumenton se 2 muaj kufizime dhe izolim ekstrem për “kujdesin ndaj popullit para armiku të padukshëm, korona’, u bënë zero me dërgimin e mijëra forcave policore të ndeshen me një grup aktivistësh.

Me ane te ketij akti, qeveria tregoi se gjithe masat e marra dy muajt e fundit kane qene thjesht nje alibi. Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptareve nga virusi, por shfrytezimin e pandemise per te çuar deri ne fund planin antidemokratik dhe te jashteligjshem te shembjes se TK, mundesisht naten, ne menyre qe diten te kishin kohe per ta qarë!“, shkruan mes të tjerash Godole.

Postimi i plotë:

Permes te tjerash sot ra edhe maska e qeverise ne lidhje me Covid-19!

Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem ne emer te “dashurise” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut te padukshem” Corona u bene zero duke derguar mijera forca policie te ndeshen me nje grup aktivistesh ne Teatrin Kombetar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve ne nje hapesire te ngushte para Galerise Kombetare.

Ky shqetesim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf ne reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.

Me ane te ketij akti, qeveria tregoi se gjithe masat e marra dy muajt e fundit kane qene thjesht nje alibi. Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptareve nga virusi, por shfrytezimin e pandemise per te çuar deri ne fund planin antidemokratik dhe te jashteligjshem te shembjes se TK, mundesisht naten, ne menyre qe diten te kishin kohe per ta qarë! /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit