Shembja e Teatrit la gjurmë tek shqiptarët | Erion Veliaj: Le të mos bëhemi patetikë, s’na dhimbsej

Shembja e Teatrit la gjurmë tek shqiptarët…

Ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri. Ai është shprehur se do të jetë teatri më i bukur në rajon.

Ndër të tjera ka deklaruar se do të fitojë çmime dhe është ndihet krenar për skuadrat e projektimit.


“Jam vërtet krenar për gjithë skuadrat tona të projektimit. E deklaroj të hapur garën për Teatrin e Ri në Tiranë, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe disa herë më komod seç ishte. Sot jemi në prag të fitores më të madhe, besoj nga të gjithë betejat që janë politizuar dhe janë bërë në qytetin e Tiranës, që ka të bëjë me Teatrin e Ri. Unë jam gati të vë bast se do të jetë patjetër një vend që do fitojë çmime e padyshim, teatri më i bukur në rajonin tonë,” u shpreh ai.

Ndër të tjera kryebashkiaku u shpreh se është detyra e tij të ndërtojë një Teatër për ‘jabanxhinjtë’ që kanë ardhur në Tiranë vetëm për këtë arsye.

“Detyra jonë është bëjmë një teatër, ku do vijnë si të majtët, si të djathtët, si të moshuar, si fëmijë, si tironsat ‘den baba den’, si ‘jabanxhinjtë’ që kanë ardhur qoftë edhe për të parë teatër. Kjo është detyra jonë,” tha ai.

Ai u ndal edhe tek shembja e teatrit të vjetër që la gjurmë tek qytetarët. “Nëse do të na dhimbsej, nuk do të kishim lejuar bingon”,-deklaroi Veliaj.

“Le të mos bëhemi patetikë për nostalgjira pa vend, se po të ishin të tillë, nuk do e lejonin që, këtu ku jemi sot, të rrotullohej ruleta e Bingos së teatrit. Po të ishte që na dhimbsej, nuk do kishim lejuar kurrë bingon”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit