Shembja e ‘TK‘, Rozana Radi: Vratë për herë të dytë ata që ngritën këtë tempull

Shembja e ‘TK‘, Rozana Radi: Vratë për…

Aktorja dhe këngëtarja, Rozana Radi ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo shprehet se kjo është një ngjarje e pabesueshme dhe në këtë mënyrë iu është dhënë lamtumira artistëve që “dhanë shpirtin” brenda Teatrit.

Teksa përmendi mbledhjen e fondeve nga e gjithë bota për restaurimin e Katedrales në Paris, Rozana shtoi se në Shqipëri ata që ngritën këtë tempull u vranë për herë të dytë.

Ndërsa kishte edhe një mesazh për artistët që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit, Kujtum Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Rolan Trebickes, Ferdinand Radit, Agim Qirjaqit, e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit