“Shembja e TK-së, antikushtetuese dhe amorale”, Meta: Një popull pa histori është një popull pa të ardhme

“Shembja e TK-së, antikushtetuese dhe amorale”, Meta:…

Presidenti Ilir Meta i ftuar ne emisionin ‘Aktualitet’ me gazetarin Bejdo Malo komentoi çështjen e Teatrit, që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të të dielës.

Meta: Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është padyshim një çështje korruptive, antikushtetuese, e paligjshme dhe amorale. Vështirë të gjeni në historinë e Shqipërisë në këto vite, më shumë lajme në botë, nga Amerika në Burma, se sa për këtë çështje, ku shprehet hapur tronditja nga akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Padyshim që një politikë e tillë është shkombëtarizuese dhe kjo e bën këtë krim të paamnistueshëm. Ky akt është në vazhdën e shumë akteve të tjera, si në Durrës, apo siç është rasti i kullës së shëmtuar në qendër të Korçës.

Me duhet te theksoj qe edhe ne komunizem bazoheshin ne vendime formale te gjykatave, ne kete rast nuk eshte justifikuar, kjo qe ka ndodhur ne 17 ka tronditur mbare boten dhe jo vetem ne! Une ndjehem i detyruar qe te marr nje vendim pasi ceshtja ka qene mizore! Nuk e besova qe marrezia dhe vandalizimi do te mberrinte deri ketu, artistet u traumatizuan, jemi rritur dhe edukuar nga veprat e atij teatri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit