Shembja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”| “Gjoka Konstruksion” e oligarkut Rrok: Është pjesë e punës

Shembja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”| “Gjoka Konstruksion” e…

Ndonëse u hap para pak muajsh dhe ndonëse nuk është vënë ende në punë, hyrja e tunelit të rrugës Kardhiq–Delvinë është shembur. Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat si shkak i shembjes, ndërsa për kompaninë e oligarkut Rrok Gjoka, ‘Gjoka Konstruksion’, nuk përbën asnjë problem, ndërsa thekson se shembja është pjesë e punës rutinë.

Postimi i Plotë i “Gjoka Konstruksion”:

“Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shëmbje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim. Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim”, njofton shoqëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit