Shembja e urës së Baltimorit, polumbarët gjejnë dy trupa në kamionin e zhytur në ujë

Shembja e urës së Baltimorit, polumbarët gjejnë…

Kërkimet për të nxjerrë trupat e personave që ranë në ujërat e lumit Patapsco pas përplasjes nga anija e madhe dhe shembjes së urës Baltimores janë duke vijuar, teksa së fundmi dy persona janë nxjerrë nga një kamion i kuq që ishte i zhytur në ujë.

Tetë punëtorë ndërtimi ishin mbi urë në momentin që anija e përplasi për shembje, të cilët ranë në ujë. Dy nga punëtorët janë nxjerrë, ndërsa kërkimet për të tjerët janë duke vijuar edhe pse shpresa që ata të jenë në jetë janë të pakta.

Hetuesit dhe ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por polumbarët nuk janë në gjendje që të lundrojnë të sigurt në ujëra, për shkak të mbetjeve të betonit dhe automjeteve që gjenden atje. Polumbarët janë duke përdorur skanera, për të identifikuar makinat që mund të kenë trupa brenda.

Zyrtarët vendas janë zotuar që të gjejnë trupat e pajetë që ndodhen në ujë. Temperaturat e ujit janë të ulëta, dhe me kalimin e orëve shpresat për të nxjerrë persona në jetë ulen.

Hetimet për të zbuluar atë që shkoi keq në anije janë duke vijuar, dhe shpresat më të mëdha janë te një regjistrues të dhënash që inspektorët morën nga anija pas momentit të përplasjes!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit