Shëndetësi me PPP/ Laboratori nuk kryen analiza në Elbasan, qytetarët dynden në klinika private

Shëndetësi me PPP/ Laboratori nuk kryen analiza…

Shqiptarëve iu premtua shëndetësi falas, por prej 10 vitesh po paguajnë me qimet e kokës për t’u shëruar. Qeveria dha me koncesion disa shërbime shëndetësore të cilat kushtuan më shumë se sa ofroheshin më parë nga sistemi publik. Në listën e privatizimit është edhe laboratori i çdo spitali në Shqipëri, i cili kryen analizat.

Prej më shumë se dy javësh, laboratori mjekësor në Poliklinikën e Elbasanit nuk ofrohet shërbim për pacientët. Shkak i pezullimit të punës është bërë mungesa e bazës materiale, ku kompania koncesionare thotë se qeveria nuk i ka kaluar fondet e paracaktuara. Në këtë mënyrë, pacientët i janë drejtuar klinikave private për të vijuar monitorimin e shëndetit të tyre.

Kostot në klinikat private janë shumë të shtrenjta dhe qytetarët thonë se nuk i përballojnë dot. Ata shprehen se vuajnë nga sëmundje kronike të cilat kërkojnë vazhdimisht analiza të gjakut, yndyrnave, matjeve të sheqerit etj. Ndërkohë stafi mjekësor pranon se kjo situatë do të vijoi për të paktën 10 ditë të tjera.

Për të menaxhuar këtë situatë, deri në datën 3 prill, analizat do të kryhen nëpërmjet Chek Up, ndërsa për pacientë të cilët janë të shtruar në spital dhe ata me sëmundje tumorale nuk do të ketë mungesë të analizave” – thotë Nevjana Buzani, Kordinatore e Poliklinikës.

Ky laborator është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe ka lënë pa shërbim banorët e banorëve të 7 bashkive të qarkut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit