Pak ditë pasi faqja JOQ Albania publikoi pamjet e një ambulance që qarkullonte në rrugët e kryeqytetit me xham të pasmë të thyer.
Pas këtij publikimi Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka reaguar për të marrë masa por mënyra e ndërhyrjes ka habitur qytetarët.
Në fazën e parë, xhami i dëmtuar u izolua thjesht me një copë plastmasi. Mirëpo, për të treguar se situata po trajtohet me seriozitet, ndërhyrja ka kaluar në një tjetër nivel: sot plastmasi është zëvendësuar me një batanije termike urgjence.
Mesa duket, në këtë histori është vetë ambulanca ajo që ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe ironikisht,batanija termike mesa duket është zgjidhja e vetme për këtë problem.