"Shëndetësia falas"! Shqiptarët paguan 161 milion euro nga xhepi për ilaçe në 2024

“Shëndetësia falas”! Shqiptarët paguan 161 milion euro…

Kur socialistët morën pushtetin në vitin 2013, një ndër premtimet që bëri më shumë bujë ishte “Shëndetësia falas”, për të gjithë qytetarët që paguanin sigurimet.

Por tashmë kur jemi vetëm disa muaj para përfundimit të mandatit të tretë 4-vjeçar të tyre, ky premtim nuk është mbajtur. Të dhënat tregojnë se shqiptarët po paguajnë çdo vit e më shumë para nga xhepi për ilaçe.

Vetëm gjatë vitit 2024, importi i ilaçeve kapi vlerën e 281 milionë eurove, 14 milion euro më shumë se në vitin 2023. Por pavarësisht se kërkesa për ilaçe ishte më e lartë, shteti financoi më pak se sa nevoja, dhe vetëm 120 milion euro.

Diferenca, 161 milion euro, janë paguar nga vetë qytetarët me të ardhurat e tyre personale.

Kjo gjë ka bërë që vendi ynë të renditet ndër të fundit në Evropë, nga disa raporte të institucioneve ndërkombëtare, sa i takon shpenzimeve shëndetësore për frymë.

Pavarësisht premtimeve të shumta, qytetarët në Shqipëri vijojnë të paguajnë qindra miliona euro nga xhepat e tyre për ilaçe dhe shërbime shëndetësore, duke vërtetuar edhe një herë se “Shëndetësia Falas” ishte veteëm një slogan dhe asnjëherë nuk u bë realitet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit