Shëndeti i amerikanëve/ Presidenti Trump blen të gjithë sasinë e ilaçit anti-COVID

Shëndeti i amerikanëve/ Presidenti Trump blen të…

Pasi gjithë bota është në pandemi, shpresa e vetme për të dalë prej saj është shpikja e një ilaçi.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar në mënyrë efektive furnizimin në botë të një prej vetëm dy ilaçeve të provuara për trajtimin e koronavirusit.

Remdesivir, i cili më parë ishte përdorur për të luftuar Ebolën, tani është provuar për efektin e tij tek pacientët me Covid-19.

Ai është prodhuar ekskluzivisht nga gjiganti farmaceutik “Gilead Sciences”.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA (HSS) ka njoftuar se ka blerë më shumë se 500,000 doza të ilaçit.

Shifra është e barabartë me prodhimin e tërë të Gilead-it për muajin korrik, si dhe 90 % të prodhimit të tij si në gusht ashtu edhe në shtator.

Vendimi i SHBA për të blerë të gjithë ilaçin, nënkupton se do të ketë furnizim të vogël në pjesën tjetër të botës për muajt në vazhdim.

Sekretari i HSS, Aleks Azar, përshëndeti këtë veprim, duke thënë se presidenti Donald Trump kishte arritur një “marrëveshje të mahnitshme”.

Ai tha:

“Në masën e mundshme, ne duam të sigurohemi që çdo pacient amerikan që ka nevojë për remdesivir mund ta marrë atë.

Administrata Trump po bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të mësuar më shumë rreth terapeutikëve të shpëtimit të jetës dhe sigurimin e qasjes në këto opsione për popullin amerikan.

Gilead është kritikuar ditët e fundit për çmimin e lartëprej 2,340 dollarë (1,990 £) për një kurs tipik të trajtimit me Remdesivir”.

/Burimi: INDEPENDET/Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit