
Që nga shkurti i këtij viti e deri më tani, një 39-vjeçar nga Shqipëria ka humbur gjurmët në Greqi. E ndonëse ka kaluar kaq muaj, autoritetet ende nuk kanë rënë në gjurmët e Kelvin Dervishit. Ky i fundit rezulton i zhdukur në zonën e Piresë që nga fillimi i vitit 2021. Gazetari Shpëtim Zinxhiria, ai që denoncon zhdukjen e 39-vjeçarit shqiptar, duke shpërndarë edhe një foto të tij, për ta bërë më të thjeshtë identifikimin e tij për të gjithë ata që mund ta njohin. Madje paralajmërohet se shëndeti i këtij personi paraqet rrezik për jetën.
