Shëndeti paguhet, por Shqipëria e tepron. Populli nxjerr nga xhepi 58% të pagesave

Shëndeti paguhet, por Shqipëria e tepron. Populli…

Ministria e Shendetësisë ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt shëndetësisë falas në Shqipëri.

Por ky hap është hedhur rreth 7- vjet më parë.

Dhe gjatë ketyre 7-viteve shqiptarët ende vazhdojnë të  paguajnë nga xhepi për marrjen e shërbimeve në lidhje me shëndetin, më shumë  krahasuar me fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vlera totale e pagesave nga xhepi të qytetarëve është pothuajse sa 58% e shpenzimeve totale për shëndetësinë.

 Gjithashtu, Banka Botërore nënvizon se niveli i lartë i pagesave informale bën që kjo gjendje të godasë më shumë pjesën më të varfër të popullsisë.

Mbështetur në tabelat e buxhetit të qeverisë shqiptare, shpenzimet për funksione të lidhura me shëndetësinë janë sa 3.35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke shtuar edhe buxhetin total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që financohet pjesërisht nga kontributet, kjo vlerë arrin në total sa 6.5% e prodhimit kombëtar të parashikuar për vitin 2020.

Ky nivel shpenzimesh vlerësohet relativisht i ulët.

Vendet e rajonit si Serbia apo Bosnja shpenzimet për shëndetësinë janë në kufijtë e 9%, ndërsa në disa vende të Bashkimit Europian shpenzimet reale për shëndetësinë janë në vlera dyshifrore.

Pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19, qeveria rriti buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë në raport me atë fillestar.

Në muajt e fundit, vendi ka përfituar edhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare dhe donator, ku më i fundit ishte financimi prej 16 milionë eurosh nga Banka Botërore.

Por, sërish rritja e kapaciteteve për të përballuar më mirë situatën epidemike ka qenë e kufizuar.

Numri i testimeve është larg niveleve të rekomanduara, kryerja e analizave molekulare ende bëhet vetëm në një laborator të vetëm, ndërsa hapja e spitaleve të reja ende nuk është kryer, megjithëse situata paraqitet e rënduar, sidomos në mjediset e Sanatoriumit.

/Burimi:SCAN./Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit