5 të infektuar me Covid-19 në Krujë dhe një në Durrës/ Shënohet rasti i parë dhe në Përmet

5 të infektuar me Covid-19 në Krujë…

Në vendin tonë vijonë të shtohen rastet e personave të prekur nga Covid-19.

Kështu mësohet se në krujë në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja, të prekur nga Covid-19.

Po ashtu një rast është konfirmuar edhe në Durrës, për të cilin thuhet se është kontakt i rasteve të konfirmuara më parë.

Gjithashtu edhe Përmeti është futur në hartën e qyteteve me persona të prekur nga Covid-19.

Pas përgjigjeve të ardhura për 34 tamponë të marrë një ditë më parë tek kontaktet që ka pasur aktori i Portokallisë Florian Binaj, i cili u konstatua me Covid-19, rezultoi vetëm një rast pozitiv.

Menjëherë personi i prekur është karantinuar në banesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe është nën vëzhgimin e rreptë të Policisë së Shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit