Shenja që përcakton sekretin e personalitetit: Si të zbuloni ashendentin tuaj

Shenja që përcakton sekretin e personalitetit: Si…

A keni menduar ndonjëherë pse shumë njerëz, pavarësisht se janë në të njëjtën shenjë, tregojnë ndryshime të thella mes tyre?

Apo pse një shenjë që duhet të jetë e ëmbël dhe romantike në vend të kësaj zbulon një anë të egër?

Përgjigja është e thjeshtë: Ashendenti.

Ai është mbizotërues zodiakal që përcakton  personalitetin.

Kjo shenjë e bazuar në orën e saktë të lindjes është po aq e rëndësishme sa shenja diellore, madje disa astrologë mendojnë se është edhe më e rëndësishme se Dielli.

Në vende të ndryshme të botës, disa shenja duken se qëndrojnë më gjatë në horizont për shkak të këndvështrimit të rrotullimit të Tokës.

Ashendenti (apo shenja ne ngritje) na tregon mënyrën sesi e orientojmë vetveten për të përballuar botën dhe jetën.

Thuhet se shenja Ashendent na tregon pamjen fizike dhe temperamentin.

Nëse nuk dini orën e lindjes, atëherë do të ishte e pamundur të zbuloni shenjën tuaj Ashendent.

Në bazë të kësaj shenje e ardhmja mund të parashikohet më lehtë. Sa me e saktë të jetë ora e lindjes, aq me i saktë do të dalë edhe parashikimi i fatit apo karakterit.

Mundësisht një person duhet ta dijë se në cilën orë ka lindur, por nuk duhet të gabojë orën më shumë se 15 – 30 minuta.

Dhe nëse e dini orën e saktë me jo më shumë se 4 minuta gabim atëhere çdo gjë do të jetë tepër e saktë sepse 1 gradë e Ashendentit është e barabartë me rreth 4 minuta.

Zbuloni ashendentin tuaj duke vendosur të dhënat tuaja personale në linkun më poshtë (datën dhe orën e lindjes, si dhe qytetin e lindjes).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit