‘Shënjestrohet’ Salillari, analisti: Me ç’të drejtë ky zotëria gdhend emrin e fisit të tij në tunelet e Unazës, me paratë e mia???

‘Shënjestrohet’ Salillari, analisti: Me ç’të drejtë ky…

Analisti Dritan Hila, ka publikuar një foto në rrjetin e tij social, teksa tregon një nga tunelet e Unazës së re, që ka të shkruar mban emrin e firmës ndërtuese “Salillari”. Bashkë me postimin e fotos, Hila pyet se përse tunelet duhet të mbajnë mbiemrin e Salillarit, në një vepër të bërë me paratë e analistit.

 “Mund të më thoni më çfarë të drejtë në gjithë tunelet e unazës  ky zotëria gdhend emrin e fisit të tij në një vepër të bërë me paratë e mia?! Më shumë ka ura e tunele me emër Salillari sesa rrugë e sheshe me emër Skënderbeu”, shkruan Hila.

Kujtojmë se firma “Salillari” në pronësi të biznesmenit Pellumb Salillari, ka marrë të drejtën për të ndërtuar këtë segment rrugor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit