Shenjëstruan me armë lokalin e efektivit në Shkodër, shpallen në kërkim 4 individë

Shenjëstruan me armë lokalin e efektivit në…

Policia e Shkodrës indentifikon dhe shpall në kërkim 4 persona, të dyshuar si autorët e të shtënave me armë ndaj lokalit në pronësi të shtetasit Alfred Pjetri, efektiv policie.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç, ndërsa në ndihmë të policisë kanë ardhur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, raporton Ora News.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa një prej plumbave ka prekur edhe një automjet të parkuar pranë lokalit.

Dy vëllezërit Pjetri janë pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa vëllai i tretë ka qenë ish administratori i Njësisë Administrative Rrethina.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen./Ora News

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit