Shënohen 3 raste të reja me COVID-19 në Durrës

Shënohen 3 raste të reja me COVID-19…

Regjistrohen 3 rate të reja pozitive me COVID-19 në Durrës. Sipas burimeve, 2 prej tyre janë kontakte të afërta me një pacient të konfirmuar ditën e djeshme ndërsa një tjetër është regjistruar në Bashki.

Vlora nuk shënon asnjë rast me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 50 tamponë prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tamponet kanë qenë familjarë dhe kontakteve të 6 rasteve të fundit, punonjës të fasonerisë ku dyshohet se ishte e infektuar si dhe persona me simptoma të dyshuar si mbartës.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë spitali i Vlorës por pritet deklarata zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja me COVID-19.

Deri më tani, Shqipëria numëron 1385 të infektuar ndërsa numri i viktimave është 35. Aktualisht, raste aktive janë 349 ndërsa numri i të shëruarve është 1001.
Gjatë ditëve të fundit, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje, gjë që ka sjellë dhe njëherë frikën tek qytetarët për një përhapje masive.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit