Shënohen edhe 52 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 39 pacientë në 24 orët e fundit

Shënohen edhe 52 raste të reja me…

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar edhe 52 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundi, ndërsa dje u raportuan 47 të infektuar ditorë.

Sipas IKSHPK, ditën e sotme janë testuar 302 mostra, 52 prej të cilave kanë rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Po ashtu, IKSHPK bën me dije se këtë të martë janë shëruar edhe 39 persona të prekur nga koronavirusi.

Kosova ka regjistruar në total 2268 raste, nga të cilët 1108 janë shëruar dhe 38 qytetarë kanë humbur jetën.

Kujtojmë këtu se Kosova regjistroi 141 raste disa ditë më parë, e cila ishte shifra më e lartë e rasteve ditore që prej shpërthimit të pandemisë.

Njoftimi i IKSHPK:

Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Sot më 23 qershor 2020, janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit