Shënohen mbi 8.6 milionë raste me Covid-19 në botë

Shënohen mbi 8.6 milionë raste me Covid-19…

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 459 976 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 8 680 640 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 4 029 700 janë konsideruar sot si të shëruar.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 119 131 vdekje për 2 222 576 raste. Të paktën 606 715 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 48 954 të vdekur për 1 032 913 raste, Britania e Madhe me 42 461 të vdekur për 301 815 raste, Italia me 34 561 të vdekur për 238 011 raste dhe Franca me 29 617 të vdekur për 195 953 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 352  raste, 27 raste të reja të premten dhe të shtunën, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 410 të shëruar.|Gazetaatdheu.com|

 
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit