Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Belgjikë, humb jetën 3-vjeçarja

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi…

Një 3-vjeçare është viktima më e re nga koronavirusi në Belgjikë. Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i ministrsë së Shëndetësisë Boudewijn Catry gjatë konferencës ditore për shtyp pa dhënë detaje në lidhje me vdekjen e vogëlushes.

Ai tha se numri i të vdekurve nga Covid-19 është duke u rritur, mesatarisht 3 në ditë gjatë javës së kaluar.

Më tej ai shtoi se asnjë nuk është imun nga koronavirusit dhe se kushdo mund të infektohet me virusin e tmerrshëm.

Që prej nisjes së pandemisë në Belgjikë janë regjistruar, 64.847 persona të infektuar me Covid-19, nga të cilët janë ndërruar jetë 9.812./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit