Shënohet viktima më e re nga virusi në Shqipëri, ndërron jetë 34-vjeçarja

Shënohet viktima më e re nga virusi…

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, si pasojë e koronavirusit. E reja vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si: insuficencë renale kronike, diabet, hipertension. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Infektiv’ dhe ndodhej e intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 347 testime dhe janë konfirmuar 67 raste pozitive. Janë shtuar gjithashtu shtrimet e reja në spital, ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë dhe 14 persona janë në terapi intensive./Gazetaatdheu.com/

LEXO EDHE: 

67 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit