Shënon rritje numri i viktimave në Greqi, mëngjesin e sotëm humbin jetën dy persona. Rastet e infeksionit mbeten të ulëta

Shënon rritje numri i viktimave në Greqi,…

Dy persona kane nderruar jete ne Greqi. Lajmi eshte bere i ditur per mediat vendase pak me pare. Keshtu numri i viktimave ka shkuar ne 142. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili u shtrua në spital në “Sotiria” dhe një burrë 88-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital në NIMTS. 

Te dy viktimat kishin sëmundje te me parshme. Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras pasditen e djeshme, ndërsa bëri të ditur se numri i infeksioneve të regjistruara në 24 orë ishte 21, por sërish një numër i ulët në krahasim me vendet fqinje.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Greqi ka arritur në 2.612. DIten e djshem nuk kishte asnje viktime ne Greqi.

Njoftimi i dates 1 maj

21 raste të reja të SARS-CoV-2 po njoftohen në Greqi, 1 Maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 2612, nga të cilat 55.5% janë burra.

Nga këto, 593 (22.7%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1291 (49.4%) kanë të bëjnë me një rast të njohur tashmë.

36 nga të sëmurët po trajtohen në intubacion. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 8 (22.2%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa 88.9% kanë një sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. 75 pacientë janë larguar nga ICU.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 140, pasi në 24 orë nuk ka asnjë viktimë. Personat që ndërruan jetë 37 ishin gra (26.4%) dhe pjesa tjetër ishin burra.

Mosha mesatare e viktimave ishte 74 vjeç dhe 92% kishin një sëmundje të mëparshme ose moshë 70 vjeç e lart. Deri më tani janë testuar gjithsej 77.251 mostra klinike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit