Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e Shënvlashit, në Durrës, ku disa persona po djegin hekura në një vendgrumbullimi.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ shihet se zona është mbuluar nga një re e dendur tymi i zi, duke krijuar një ndotje të dukshme të ajrit dhe duke e kthyer vendin në një rrezik të rëndë për banorët dhe kalimtarët.
Djegia e materialeve në ambiente të hapura, për më tepër pranë banesave, ngre pikëpyetje serioze për ndotjen dhe rrezikun që paraqet për zonën përreth.
Në një kohë kur zjarret po marrin përmasa të frikshme brenda pak minutash, Shënvlashi po përballet me tym të zi dhe flakë që mbulon zonën. Kush po e kontrollon këtë situatë dhe kush mban përgjegjësi për atë që po digjet aty?