Shërbimet ofrohen online, administrata fryhet! 9 mijë patronazhistë më shumë në 5 vitet e fundit

Shërbimet ofrohen online, administrata fryhet! 9 mijë…

Adminiatrata shtetërore është më e privilegjuara. Prej vitesh tashmë, të gjitha shërbimet ofrohen online, duke sjellë vështirësi për moshën e dytë dhe të tretë, të cilët qasjen në internet e kanë më të pakët. Por pavarësisht se popullsia shqiptare dominohet nga të moshuarit, punonjësit e administratës nuk ofrojnë asnjë ndihmë. Edhe pse numri i tyre vetëm rritet, duke u “përkëdhelur” me paga të larta dhe ditë pushimi, sërish ndihma për qytetarët është zero.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm. Në krahasim me pesë vjet më parë janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë. Në total janë mbi 730,6 mijë të punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2024 që kanë paguar sigurime shoqërore.

Por kush janë të punësuarit në administratë? Në 10 vitet e fundit, rinia shqiptare ka marrë rrugët e kurbetit, për shkak të pasigurisë për jetën në vendin e tyre. E thënë ndryshe, administrata është mbushur plot me patronazhista të partisë, që e vetmja gjë që dinë të bëjnë mirë është të votojnë partinë që i mban me rroga të larta e pushime, pa bërë asnjë gjë. Një tjetër punë e mirë që dinë të bëjnë patronazhistët e administratës është edhe shpërndarja e propagandës në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit