Shërohet nga Covid-19, Fatima 108 vjeç: Zoti më ka harruar mua

Shërohet nga Covid-19, Fatima 108 vjeç: Zoti…

Fatima Negrini nga Italia ka festuar ditën e mërkurë 108-vjetorin e saj në shtëpinë e të moshuarëve në Azzurri San Faustino në Milano.

Ajo që na habit më shumë është fakti se ajo ka qenë e infektuar me koronavirus dhe një javë më parë ajo bëri tamponin e fundit dhe i doli negativ.

“Zoti më ka harruar”, tha Fatima, e cila është nëna e Luigi 89 vjeç, Uberto 88 vjeç dhe Luciano 78 vjeç.

Fatima është e fiksuar dhe shijon në maksimum lojën në bingo, por tani për shkak të pandemisë ajo rri në një qoshe të dritares çdo ditë duke parë qiellin dhe duke sjellë ndërmend kujtime të shumta që ka pasur gjatë gjithë jetës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit