Sherr edhe në Roskovec/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ godet me grushte dy persona

Sherr edhe në Roskovec/ Kandidati i ‘Bashkë…

Zgjedhjet lokale thuajse në të gjithë vendin janë shoqëruar me një sërë parregullsish, por nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike. 

Përplasja e fundit është shënuar në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Raportohet se qytetarët e dhunuar prej tij janë Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po bën veprimet përkatëse dhe nuk dihet ende nëse është shoqëruar apo jo ndonjë person.

Nuk dihet se cili ishte motivi i sulmit pasi në nisje të procesit të votimit Roskoveci dhe dy kandidatët përkatës të PS dhe ‘BF’ na u shfaqën si shembull i paqes, duke konsumuar kafen e mëngjeait bashkë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit