Sherr masiv mes disa personave ka ndodhur pasditën e sotme në Gramsh, policia arreston...

Sherr masiv mes disa personave ka ndodhur…

GRAMSH

Një sherr masiv ka ndodhur pasditën e sotme në një lokal në Gramsh, persona të cilet ishin nën efektin e alkolit duke goditur njëri-tjetrin.

Policia u njoftua fillimisht nga një person pjesëmarrës në sherr se i kishin marrë peng të vëllain në makinë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një 30-vjeçar, teksa vellai i tij nuk ishte marrë peng por kishte shkuar në shtëpi duke rrëzuar pretendimin.

Gjithashtu është shpallur në kerkim një tjetër person, ndërsa 4 persona të tjerë që janë të perfshirë në konflikt procedohen penalisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh

Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit