Sherr masiv në kampin e emigrantëve në Angli, shqiptarët përleshen me thika

Sherr masiv në kampin e emigrantëve në…

Në kampin e sajuar për qëndrimin e përkohshëm të emigrantëve shqiptarë në Britani, situata është kritike.

Kampi është mbi populluar dhe mediat shkruajnë se kampi atje të ngjason me skenat e ish-qytetit të xhunglës në Calais.

Sipas mediave prej të enjtes kanë shpërthyer përleshjet me thika mes shqiptarëve dhe eritreanëve.

Për këtë arsye një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Sipas burimeve brenda kampit thonë mediat pritet që emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme.

Ky kamp i cili është i hapur një vit më parë mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash, megjithëse indetiteti i tyre verifikohet para se të lihen aty.Tani shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve.

Daily Mail raporton se i gjithë kampi Manston është i padisiplinuar dhe i rrezikshëm. Forca kufitare dhe ekipet e sigurisë që punojnë brenda nuk mund të përballojnë volumin e njerëzve. “Gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë. Shumë emigrantë janë arratisur”, thuhet më tej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit