Një përleshje me armë zjarri ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e djeshme ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 mbrëmje e së dielës në lagjen Aktash në Prishtinë ndërsa dyshohet se në konflik janë përfshirë dy grupe.
Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.