Sherr me grushta në parlamentin Turk

Sherr me grushta në parlamentin Turk

Këto pamje vijnë nga parlamenti Turk, dhe në to tregohet përplasja e ashpër mes deputetëve të sallës!

Debati i nisur për shkak të arrestimit të kryebashkiakut Mehmet Sidik Aksi në provincën Hakiari, sollën kaosin në kuvend. Në video duket teksa të zgjedhurit e popullit ofendohen mes njëri-tjetrit, shtyhen dhe përplasen fizikisht.

Kryebashkiaku Aksi u arrestua ditën e hënë si i dyshuar për lidhje me PKK-në, ndërkohë që kjo ngjarje solli reagimin e fortë të deputetëve të DEM të cilët organizuan dhe një protestë. Po ashtu reagim kishte edhe nga pale e deputetëve të partisë AKP, të cilët thërrisnin ‘Poshtë PKK’ e cila solli incidentin që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Shiko videon te linku më poshtë:

https://www.instagram.com/reel/C71Kx5etMQV/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit