Sherr me grushte në parlament, rojet nuk ia dalin dot t’i ndajnë deputetët

Sherr me grushte në parlament, rojet nuk…

Në parlamentin e Turqisë është regjistruar një incident, teksa deputetët janë përplasur fizikisht me grushte. Gjatë interpelancës për buxhetin e vitit 2022, në parlament një sherr i dhunshëm shpërtheu mes Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Brendshme në Asamblenë e Përgjithshme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Sipas tr.sputnikneës.com, pas përleshjes verbale më fjalë dhe ofendime, deputetët janë acaruar më shumë dhe kanë nisur një sherr me grushte.

Deputeti i CHP Bursa, Erkan Aydın:

Pse hipët në avionin e ministrit të Brendshëm, Sezgin Baran Korkmaz? Doli fotoja juaj, thatë se nuk kishte avion tjetër. Duhet t’ia kishit thënë Presidentit.

Ministri i Brendshëm Soylu i tha Aydinit:

Ti po gënjen.

Kaq u desh dhe deputetë janë futur në sulm duke u përplasur me grushte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit