Sherr me leva pranë komisariatit të policisë në Përmet, plagoset rëndë 63-vjeçari

Sherr me leva pranë komisariatit të policisë…

Në Përmet, ditën e sotme ka ndodhur një sherr me leva. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive që ende nuk dihen.

Sipas policisë, ka mbetur i plagosur 63-vjeçari Kosta Xhalli, i cili është qëlluar me levë në kokë dhe në pjesën e pas shpinës në mes të qytetit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 100 metra largë komisariatit. Si pasojë e plagëve 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës pasi është në gjendje të rëndë.

Sherri ka përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët priten të mberrijnë në Spitalin e Gjirokastrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit