Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec, 15-vjeçari përfundon në spital

Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec,…

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital  pasi u godit disa herë më thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku një sherr për motive të dobëta mes të miturve ka përfunduar me me plagë të rënda për njërin prej tyre.

I mituri u plagos në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 në qytet, në një pikë lojërash për fëmijë afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po i merr te dy në pyetje për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit