Sherr me thika mes adoleshentëve në Has: Plagosen 3 të rinj, njëri në gjendje të rëndë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Has:…

Një konflikt mes adoleshentëve në Has ka përfunduar me tre të plagosur, pasi në përplasjen mes tyre janë përdorur mjete prerëse.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të rinjve ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna të detajuara mbi gjendjen shëndetësore të dy adoleshentëve të tjerë të plagosur.

Shkaqet që çuan në konfliktin mes të rinjve mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit