Sherr me thika mes nxënësve, 17-vjeçari plagos shokun e klasës

Sherr me thika mes nxënësve, 17-vjeçari plagos…

Një sherr i dhunshëm është regjistruar në një shkollë në qytetin e Shkodrës. Një 17-vjeçar me iniciale J.F është zënë me shokun e tij të klasës E.N.. Zënka ka nisur për motive të dobëta, teksa ka çuar në përdorimin e thikës. Mësohet se i plagosuri J.F. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i Policisë:

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç. Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit