Sherr me thika mes të rinjve në Berat, arrestohet 21-vjeçari

Sherr me thika mes të rinjve në…

Raul Brisku, 21 vjeç, është arrestuar nga Policia e Beratit pasi gjatë një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 34 vjeçar.

Sipas Policisë, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë ka mbetur 34 vjeçari me inicialet F.K.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit