Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona

Sherr me thika mes të rinjve në…

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta në Tiranë. Bëhet me dije se policia ka vënë në pranga shtetasin R. H  28-vjeç pasi plagosi dy të rinjtë.

 Gjithashtu bëhet me dije se kanë nisur procedimi për 42-vjeçarin me inicialet B.S. Këta dy persona janë konfliktuar verbalisht me dy të plagosurit dhe një monument 28-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 27-vjeçar dhe një 31-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bëhet me dije se ata kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit