Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

Sherr me thika mes të rinjve në…

Një sherr me thika mes të rinjve është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Konkretisht në lagjen “Isa Boletini” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të plagosur me thikë, një 20-vjeçar dhe dy 18-vjeçar, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar njërin nga autorët e dyshuar, teksa kërkohet për të tjerë persona. Gjithashtu pas konfliktit sekuestrua 1 pistoletë sportive, 2 thika dhe 2 përforcues grushti, ndërsa pritet të zbulohet shkaku i sherrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshtarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.

Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit