Sherr me thika në Fier, vritet 19-vjeçari plagoset një tjetër

Sherr me thika në Fier, vritet 19-vjeçari…

Një sherr me thika është regjistruar paraditen e kësaj të hëne (11 mars 2024) në qendër të qytetit të Fierit, ku disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se dy të rinj me inicilaet F. M., 18-vjeç dhe G. B., 19-vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta në bulevardin ‘Jakov Xoxa’. 19-vjeçari ka marrë lëndime gjatë përleshjes dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu i lënduar ka mbetur 20-vjeçari me inicialet O. S., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër ka arrestuar autorin e ngjarjes, dhe po vijon veprimet e mëtejshme procedurale.

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit