Sherr me thika në gjimnazin e Kamzës, një nxënës niset me urgjencë drejt spitalit

Sherr me thika në gjimnazin e Kamzës,…

Një sherr mes disa nxënësve është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë disa nxënës, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Mësohet se një nxënës është goditur dy herë me thikë dhe është transportuar me një makinë private drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaku i saktë i konfliktit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç. Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit