Sherr me thika në Kavajë, 28-vjeçari përfundon në spital

Sherr me thika në Kavajë, 28-vjeçari përfundon…

Mbrëmjen e 30 janarit në Kavajë ka ndodhur një sherr me thika. Një 34-vjeçar me inicialet J. K., ka plagosur një 28-vjeçar me thikë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. 28-vjeçari ndodhet në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të sherrit.

Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit