Sherr me thika në një shkollë në Tiranë

Sherr me thika në një shkollë në…

Një sherr me thika ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Shkolla ndodhet në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, teksa në konflikt janë përfshirë dy nxënës të moshës 15-vjeç. Sherri bëhet e ditur se ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku njëri prej adoleshentëve ka mbetur i lënduar lehtë në këmbë.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit me dy nxënësve, teksa kjo është dita e parë e shkollës për ta pas pushimeve të fundvitit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit