Sherr me thika në Shkodër/ 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Sherr me thika në Shkodër/ 3 të…

Tre persona janë plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se, 3 persona janë qëlluar nga një tjetër, i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Sherri raportohet se ka ndodhur afër Poliklinikës se qytetit për motive të dobëta. Ndërkohë mësohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Por deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Po ashtu nuk dihen as motivet e konfliktit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit