Sherr me thika në Shkodër, plagoset adoleshenti

Sherr me thika në Shkodër, plagoset adoleshenti

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shkodër këtë të Premte. I lënduari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga.

Policia njoftoi se, “rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, është plagosur me thikë A.T. 16 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën”.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar: K.L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit