Sherr me thika në Skrapar, një i plagosur

Sherr me thika në Skrapar, një i…

Një sherr me thika ka ndodhur në Skrapar. Konkretisht shtetasi me iniciale L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, ka goditur me thikë shtetasin me iniciale H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta, teksa autori ka rënë në prangat e policisë. I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit