Sherr me thika në spitalin e Durrësit! Arrestohet Endri Nekaj, shpallet në kërkim një tjetër

Sherr me thika në spitalin e Durrësit!…

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambinetet e spitalit ditën e djeshme. Në pranga ka rënë Endri Nekaj, 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.

Në kërkim është shpallur D. B., 26-vjeç, banues në Durrës, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit