Sherr me thika në stacionin e metrosë në Londër, pesë të plagosur

Sherr me thika në stacionin e metrosë…

Pesë persona janë dërguar me urgjencë në spital, pasi janë goditur me thikë në një përleshje në veriun e Londrës.

Një grua e katër burra janë lënduar në përleshje. Të gjithë janë në moshë fare të re, raportojnë mediat në Britani.

Dy burra janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën.

Policia ka thënë: “Ne u thirrëm në orën 4 të mëngjesit për një përleshje të madhe në Qasjen Hekurudhore, Harrou”. “Dy burra janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit