Sherr me thika në Vlorë, Policia ndjek për një orë autorin e plagosjes

Sherr me thika në Vlorë, Policia ndjek…

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të premte në Vlorë. Shtetasi me iniciale G.S., u plagos nga një 33-vjeçar me një mjet prerës, tip thikë. Konflikti mes dy burrave ka nisur për motive të dobëta në lagjen “Partizani”.

Pas plagosjes, autori me iniciale A.M. është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës ka kryer një ndjekje prej një orë ndaj 33-vjeçarit deri në prangosjen e tij.

Njoftimi i Policisë:


Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit